Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një bombë në Afganistanin lindor me objektiv për të goditur ISIS.

Kjo gjë bëhet e ditur nga CNN duke cituar burime ushtarake amerikane. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën bomba “MOAB”, nëna e të gjitha bombave jo nukleare, që peshon gati 10 ton dhe ka forcën të shkatërrojë gjithçka në rrezen e qindra metrave. Është hera e parë që përdoret për luftime.

BU-43, Massive Ordnance Air Blast Bomb, (MOAB) e përcaktuar jo zyrtarisht si ‘nëna e të gjitha bombave’ është hedhur rreth orës 19:00 me orën lokale. Objektivi: goditja e tuneleve të ISIS dhe militantët në distriktin e Achin, në provincën e Nangarhar. Kjo bombë është krijuar dhe zhvilluar gjatë luftës në Irak.

SHTËPIA E BARDHË: JANË EVITUAR DËMET ANËSORE
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer ka konfirmuar në hapje të konferencës ditore se Shtetet e Bashkuara kanë goditur Afganistanin duke hedhur një bombë që synon goditjen e “tuneleve dhe shpellave të përdorura nga militantët e ISIS”.
Spicer nënvizoi që në aksion janë marrë të gjitha masat për të evituar viktima në radhët e civilëve dhe dëme anësore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: