AFGANISTAN

Numri i sulmeve ndaj shkollave në Afganistan pothuajse u trefishua vitin e kaluar, tha të martën UNICEF-i, duke reduktuar qasjen e fëmijëve në arsim mes përkeqësimit të sigurisë në kombin e shkatërruar nga lufta.

Sulmet ndaj shkollave afgane u rritën nga 68 në 2017 në 192 në 2018, rritja e parë në incidente të tilla që nga viti 2015. Lufta e vazhdueshme e Afganistanit, tani në vitin e 18-të, rezultoi në mbylljen e më shumë se 1,000 shkolla deri në fund të vitit 2018, tha UNICEF, duke privuar rreth 500,000 fëmijë të drejtën e tyre për të mësuar.

“Arsimi është nën zjarr në Afganistan,” tha drejtori ekzekutiv i UNICEF Henrietta Fore në një deklaratë.

“Sulmet e pakuptimta në shkolla, vrasjet, lëndimet dhe rrëmbimet e mësuesve, dhe kërcënimet kundër arsimit po shkatërrojnë shpresat dhe ëndrrat e një brezi të tërë të fëmijëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb