Të paktën 20 të vdekur dhe më shumë se 90 të plagosur pas shpërthimit të një kamioni bombë në Qalat, në jug të Afganistanit, një sulm që është marrë përsipër nga talebanët dhe që ka shkatërruar një pjesë të spitalit lokal.

Të dhënat për të vdekurit janë dhënë nga presidenti i këshillit të provincës të Zabul, Atta jan Haqbayan.
Në fillim bilanci ishte 12 të vdekur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb