Sheshi “Skënderbej” ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Sheshi ‘Skënderbej’ është vlerësuar nga mediat e huaja për dekorimet dhe atmosferën e ngrohtë për të mikpritur festat e fundvitit.

Agjencia franceze e lajmeve AFP ka publikuar foton e realizuar nga fotoreporteri Gent Shkullaku ku shfaqet plot drita sheshi “Skënderbej”, ku Bashkia e Tiranës ka ngritur “Fshatin e Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen. “Pamje ajrore e sheshit kryesor të Tiranës ndezur me dekorimet e Krishtlindjeve”, shkruan AFP.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb