Republika e Afrikës së Jugut renditet mes vendeve që njohin Maduron si udhëheqës të Venezuelës. Afrika e Jugut ka njoftuar dje se do të vazhdojë të njohë Nicolas Maduro si president të Venezuelës.

Përfaqësuesi i përhershëm i Afrikës së Jugut në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Jerry Matjila tha se Maduro është zgjedhur në zgjedhjet presidenciale në përputhje me ligjin dhe do të vazhdojnë ta njohin si president të Venezuelës.

Matjila gjithashtu tërhoqi vëmendjen në nevojën për të zgjidhur mosmarrëveshjet ose problemet në mënyrë paqësore, pa ndërhyrje të jashtme.
Juan Guaido, kryetari i Asamblesë Kombëtare, në tubimin e opozitës shpalli veten si president të vendit dhe u njoh nga vende të tilla si SHBA-ja, Kanadaja, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kosta Rika dhe Guatemala.

Ndërsa vendet si Meksika, Turqia, Rusia, Kuba, Kina dhe Bolivia ripërsëritën mbështetjen e tyre për Qeverinë e Maduros, i cili pas këtyre zhvillimeve njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe politike me SHBA-në.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb