TIRANË – Kryetarja e KQZ-së, znj.Lefterie Luzi dhe vetë institucioni që ajo drejton, këtë vit janë finalistë për Çmimin e Menaxhimit të Zgjedhjeve, një çmim tradicional ky do të jepet në Afrikën e Jugut.

KQZ-ja njoftoi se znj.Luzi do të marrë pjesë si e ftuar nderi në Simpoziumin e 9-të Ndërkombëtar të Çështjeve Zgjedhore, që do të mbahet në Cape Toën të Afrikës së Jugut në datat 3 – 5 dhjetor 2014.

Simpoziumi do t’i përmbyllë punimet me ndarjen e Çmimeve Ndërkombëtare Zgjedhore, ku Kryetarja dhe KQZ-ja janë nominuar ndër tre finalistët për çmimin ndërkombëtar të menaxhimit të zgjedhjeve.

Nominimet bazohen në përzgjedhjen e bërë nga Komiteti i Çmimeve, në përbërje të së cilit janë përfaqësues të Komisionit të Venecias, OSCE/ODHIR etj.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: