Dinamo ka zyrtarizuar së fundi edhe dy lojtarë të tjerë të rinj, Agron Rufatin dhe Antonio Miçon, dy qendërmbrojtësit që kanë disa ditë që janë bashkuar me skuadrën e drejtuar nga trajneri Ilir Daja. Të dy këta lojtarë luajnë për herë të parë në Shqipëri, ata kanë nënshkruar kontratën dhe kanë bërë edhe prezantimin me fanellën e 18 herë kampionëve të vendit.

Me këta dy lojtarë, por edhe Naser Alijin, i afruar njëkohësisht me ta, “blindohet” prapavija e kryeqytetasve, ku çdo rol është i dubluar tashmë. Klubi blu në fakt ka bërë lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës, duke ndërtuar një skuadër që mund të pretendojë minimalisht 4-shen e parë.

MBROJTJA – Më shumë afrime Dinamo ka bërë në mbrojtje. Për qendrën kanë ardhur fillimisht kroati Mateo Muzek dhe tani Agron Rufati dhe Antonio Miço, të cilët i bashkohen Rustem Hoxhës nga sezoni i kaluar. Për krahët e mbrojtjes blutë kanë afruar lojtarin e Kombëtares Naser Aliji dhe Bekim Maliqin, ndërsa nga sezoni i kaluar janë në ekip Jorgo Meksi dhe Lorran. Ky i fundit, ndoshta me afrimin e Alijit mund të llogaritet më shumë si mesfushor, ku është aktivizuar më parë. Edhe për portën kryeqytetasit kanë bërë një përforcim, duke marrë Aldo Teqjan si alternativë të Edmir Salit.

FORMACIONI – Mbetet për t’u parë si do të ndryshojë Dinamo, duke nisur nga derbi me Partizanin. Jo vetëm për shkak të afrimeve të fundit, por edhe për faktin se në stol është Ilir Daja. Dy javët e para skuadrën e drejtoi Dritan Mehmeti, kurse javën e tretë Erjon Xhafa. Daja sigurisht që ka idetë e veta dhe në bazë të grupit të lojtarëve që ka në dispozicion dhe gjendjes së tyre të momentit, do të përcaktojë formacionin.

asddsadsadsaasdadad

Duke iu referuar emrave që blutë tashmë kanë në skuadër dhe atë çfarë kanë treguar tri ndeshjet e para, pak a shumë mund të kuptohet se si mund të luajë Dinamo. Sali është titullar në portë, përpara tij pritet të vendosen Meksi djathtas, Hoxha dhe njëri mes Muzek e Rufatit në qendër dhe Aliji ose Lorrna majtas. Për momentin titullar është Lorran, pastaj kur Aliji të jetë gati, braziliani mund të spostohet në mesfushë. Dita është një nga kolonat e skuadrës në mesfushë, kështu që është i sigurt në formacion. Gudiabi (mungon me Partizanin) dhe Qefalija janë dy mesfushorët e tjerë qendrorë natyralë, por atyre pritet t’u shtohet edhe Lorran dhe tre do të luajnë për dy vende.

Në sulm Mandela duket i sigurt edhe për faktin që Dinamo nuk ka një lojtar tjetër për qendrën. Zabërgja po ashtu mund të llogaritet titullar në krahun e djathtë, pasi është një nga pikat më të forta të skuadrës. Për krahun e majtë, ku deri tani ka luajtur Vila, është Bregu ai që gradualisht pritet të fitojë një fanellë titullari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb