Analisti Agim Baçi në ‘Opinion’ në News24 tha se brenda opozitës ka shumë fragmente që nuk po afrohen.
Baçi tha se kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk po arrin të bashkojë këto fragmente. Ai tha se nga z.Berisha ka një paqartësi në raport me ndërkombëtarët.
“Opozita ka shanse për të fituar zgjedhjet në 2025 për shkak të një qeverie kaq të korruptuar, me kaq shumë njerëz të akuzuar.
Opozita ka një fushë të lirë veprimi. Nuk duhet pritur vetëm nga Berisha, por edhe nga aktorët dhe faktorët e tjerë të opozitës. Në politikë nuk është fundi i Botës tërheqja. Është rasti i Joe Biden, ai mori mbështetjen e demokratëve në SHBA, por u tërhoq kur pa se ishte një pengesë. Askush nuk vuri në dyshim mbështetjen që kishte Biden te mbështetësit e Demokratëve në SHBA, por në fund u tërhoq”, tha Baçi.