KOSOVË

Lidhja e Historianëve të Kosovës, dega në Deçan, në 20-vjetorin e rënies herioke të dëshmorit të kombit Agim Ramadanit, në shenjë vlerësimi i kanë akorduar  sot titullin “Krenaria e kombit shqiptar”.

Me anë të një komunikate të shpërndarë për mediat, Lidhja e Historianëve të Kosovës shprehet se Agim Ramadani sakrifikoi jetën për çlirimin e vendit.

“Ky titull dëshmorit të kombit Agim Ramadani, i jepet në shenjë të nderimit për sakrificën dhe flijimin për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të LHK ‘Ali Hadri’ në Deçan.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb