Qeveria miraton një fond prej 105 milionë lekësh për kompensimin e 300 pronarëve, që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Në të njëjtin vendim është miratuar edhe kalimi i pronësisë për truallin mbi të cilin është ndërtuar. “Masa e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara, referuar kartelave të pasurive sipas Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të paluajtshme është 10 993,97 m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 105 224 873 lekë”, – thuhet në vendim. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dje.

Ndërkohë është miratuar kalimi i së drejtës së pronësisë, në favor të subjekteve përfituese, për 633 prona me rreth 1000 pronarë. Vlera kompensimit financiar për pasuritë vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, e cila bën të ditur listën me përfituesit.

Shkrimin e plotë dhe listën e gjeni sot në Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb