GREQI- Bankat greke të mbyllura që më datë 29 qershor do të rihapen ditën e hënë. Njoftimi është bërë publik nga agjencia greke e lajmeve “ANA” që i referohet burimeve bankare. Të njëjtat burime nënvizuan se qytetarët nëse nuk e përdorin kartën e bankomatit për dy ditë, atëherë ditën e tretë mund të tërheqin nga 120 euro.

Hapja e bankave vjen vetëm pak ditë pas firmosjes së marrëveshjes mes BE-së dhe Greqisë, dhe nisjes së lëvrimit të fondeve për Athinën. Ndërkohë presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker deklaroi se marrëveshja e firmosur mes Eurozonës dhe Athinës do të jetë e suksesshme me mirëkuptimin se plani do të zbatohet plotësisht nga Greqia.

Duke folur gjate një vizite dyditore në Qipro, ai konfirmoi se Bashkimi Europian ka rënë dakord për një hua afatshkurtër për Greqinë deri në mesin e muajit tjetër.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: