Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë është e mbingarkuar. Kështu deklaroi drejtoresha e komunikimit Juliette Touma për programin Radio 4 Today të BBC-së.

Ajo tha se qendra e operacioneve të UNRWA-s është zhvendosur nga veriu në një depo në jug – dhe magazina aktualisht strehon më shumë se 8,000 njerëz.

“Qindra njerëz po ndajnë një tualet, stafi ynë është dashur të racionojë ujin e pijshëm në një litër në ditë,” tha Touma. “Edhe stafi ynë është shumë shumë i lodhur. Kemi humbur 14 anëtarë të stafit dhe ky numër vazhdon të rritet. UNWRA është e mbingarkuar, furnizimet tona po pakësohen dhe po mbarojnë shpejt.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: