Një kompani e fuqishme e pasurive të patundshme kundërshtoi sot në gjykatën britanike mundësinë që Agjencia Europiane e Barnave (AEM) ti jepte fund kontratës së qirasë për t’u zhvendosur nga Londra në kuadër të Brexit, një çështje që ka ngjallur debate.

AEM-ja, e cila duhet të largohet nga Londra ku ajo kishte selinë që nga viti 1995 për në kryeqytetin holandez, Amsterdam, argumenton se largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europiani i mundëson mbylljen përpara afatit të kontratës së qirasë me një kohëzgjatje prej 25 vitesh, një kontratë me një vlerë disa qindra milionë stërlina, shkruan atsh.

Kjo është kundërshtuar nga “The Canary Wharf Group”, grupi i pasurive të patundshme pjesërisht në zotërim të fondit sovran të Katarit (QIA), i cili ka në pronësi zonën financiare “Canary Wharf” në Londër. Ai iu drejtua në qershor 2018 Gjykatës së Lartë të Drejtësisë, e cila nisi shqyrtimin e çështjes të mërkurën, në sfondin e një ngërçi politik në Britaninë e Madhe për shkak të Brexit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb