Përfaqësuesit e Ousmane Dembele kanë zhvilluar bisedime me klubin anglez, Arsenalin sipas Radios Cadena SER. Dembele nuk u aktivizua shumë në sezonin e shkuar dhe paraqitjet e tij nuk e kanë bindur trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde.

Arsenali dëshiron të përfitojë sa më shumë të mundet nga kjo situatë e krijuar në klubin katalanas dhe tashmë ka nisur bisedimet me sulmuesin anësor të Barcelonës, francezin Ousmane Dembele.

Cadena SER përcjell se agjentët e francezit kanë biseduar në parim me drejtuesit e Arsenalit për një marrëveshje të mundshme. Drejtori teknik i Arsenalit, Sven Mislintat, ka qenë tashmë në kontakt me kampin e Dembeles. Anësori francez pëlqehet shumë nga trajneri i ri, Unai Emery, dhe mund të jetë dhurata e drejtuesve para nisjes së sezonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: