Një nga agjentët e Edon Zhegrovës, Serxhio Mezi nuk hezitoi të tregonte disa prapaskena të merkatos së verës, me emrin e sulmuesit shqiptar që u përfol për një kalim te Napoli.
“Ne kishim kontakte me Napolin këtë verë, ata kishin vendosur një marrëveshje verbale me klubin që e vuri djalin në pritje për largimin e Kvara. Por më pas nuk përfundoi mirë.
Tan e shoh shumë të vështirë një transferim te Napoli, na ka ardhur një ofertë edhe nga Barcelona. Në nëntor u takuam sërish, por drejtuesit e Lille nuk donin që të hiqnin dorë nga Zhegrova dhe ta shisnin atë”, ka thënë mes të tjerash Mezi.