Karabaku i Ansi Agollit humbi në fushën e portugezëve të Sportingut në Europa League, me shifrat 2-0, dhe Agolli e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka parë skuadrën e tij të mundet 2-0 në këtë sfidë të parë në fazën në grupe, ndërsa vetë nuk ka mundur të japë kontributin në fushën e lojës. Agolli në këtë sezon nuk po luan rregullisht me klubin tij.

Në anën tjetër një natë me fat ka qenë kjo për Benjamin Kololli i cili ka qenë protagonisti i suksesit të Zyrih në transfertën në Larnaka kundër AEK-ut vendas. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ka shënuar golin e fitores 1-0 me penallti në pjesën e dytë të ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb