Finlanda do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën nga pushtimi rus, duke e furnizuar me tre tanke të tjera Leopard 2.

Ministria e Mbrojtjes e Finlandës ka njoftuar një paketë të re prej 161 milionë eurosh mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e tre tankeve të tjera Leopard 2.

Vendi tashmë është zotuar të dërgojë tre nga tanket e prodhimit gjerman në Ukrainë, duke e çuar numrin total në gjashtë.

Finlanda do të financojë trajnimin për tanket si dhe mirëmbajtjen e tyre, tha sot ministria e saj e mbrojtjes. Armët e rënda dhe municionet gjithashtu do të dërgohen në Kiev për luftën e tij kundër pushtimit rus.

Ministri i Mbrojtjes Antti Kaikkonen tha se “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona të vendosura për të mbështetur Ukrainën në zmbrapsjen e pushtimit brutal të Rusisë”.

Finlanda është ndër disa vende që kanë premtuar tanke për Ukrainën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb