Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi nga forumi i Agrikulturës e Kooperimit Rajonal se sektori i bujqësisë është ndër shtysat e rritjes ekonomike.

Sipas Zaevit, industria agro-ushqimore, ndër më të rëndësishmet në Ballkan.

“Të dashur përfaqësues, është kënaqësi e veçantë që të marr pjesë në këtë forum dhe të shpreh mbështetje të fortë në këtë fushë, si bujqësia ushqimore. Në këtë takim mund të tregojmë rezultatet konkrete në këto fusha, në saj të këtyre marrëveshjeve. Industria agro-ushqimore është më me rëndësi në Ballkanin Perëndimor. Shifrat flasin vet për rëndësinë e këtij sektori, aktivitetet agro-bujqësore përbëjnë 24% të prodhimit në Ballkanin Perëndimor. Është e qartë se sa rol luan bujqësia në rajonin tonë. Bujqësia përbën12% të PPB totale të rajonit tonë. Agro-bizneset kanë ndikimin më të lartë. Kjo industri mund të shndërrohet në një motor të fortë në ekonomitë tona. Në mënyrë që të inkurajojmë bashkëpunim rajonal duhet të jemi të motivuar për të krijuar potencial. Bashkëpunimi rajonal mund t’i vendoset vendet e Rajonit në tregun e BE, jo vetëm me çmime më të ulëta, por si një rajon nga i cili vijnë produkte të shëndetshme, bio. në mënyrë që të jetë e mundur shkëmbimi tregtar, është me rëndësi që të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku për standardet të larta. Lehtësimi i procedurave doganore për qarkullimin e mallrave është me rëndësi. Ne do të njohim certifikatat nga të treja palët të dërgesave. kontrollet kanë të bëjnë me destinacionin përfundimtar. do të përpiqemi që të kemi cilësi në standard. Duhet të thellojmë bashkëpunimin mes institucioneve tona dhe të shkëmbejmë përvoja. Investimet në bujqësi janë ende në nivel të ulët, ndaj shoh potencial të madh. Bujqësia është një fushë që duhet t’i kushtojmë vëmendje. Shanset, mundësitë, janë të mëdha. Nga ky forum do të dalim me ide.”, tha Zaev.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb