Në një intervistë në emisionin “Frontline” në News24, Agim Nesho foli edhe për zhvillimet politike në vend, si edhe lëvizjen e Agron Çelës i cili braktisi Partinë e Lirisë dhe iu bashkua PS.

Gjatë intervistës me gazetaren Marsela Karapanço, ai tha se Partia e Lirisë nuk është çështje numrash por ka dalë si alternativë për shpëtimin kombëtar.

“Opozita është e vërtetë. Ka arritur një fazën e tej ngopjes dhe njerëzit e pashpresë po kërkojnë një alternativë. Kemi besim sepse nuk mund të shkohet kështu më tej sepse ky regji ka kapur të gjithë shtetin shqiptar”, tha ai.

Ndër të tjera shtoi se viti 2023 do të jetë viti i ndryshimit.

“Para se të sakrifikojnë veten e tyre bëjnë dëshpërimisht të pabërë, mohojnë veten e tyre. Këtu është për t’u marrë me regjimin. Vetëm vjedhjen e popullit ka realizuar dhe asnjë mision tjetër. Kjo klikë ka ardhur në pushtet vetëm për ta rrjepur këtë popull. Ky regjim ka shkatërruar Shqipërinë dhe ne ndaj themi se 2023 duhet të jetë një pikë kthese dhe të gjithë qytetarët, ndaj kësaj mazhorancë që ka tentuar të blejë votën dhe ka vepruar me patronazhistë, duhet të votojnë kundër”, tha Nesho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: