Drejtuesi politik i PD për qarkun e Lezhës Agron Gjekmarkaj prezantoi në Mamurras kandidatin e kësaj zone në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Kastriot Piroli.

Me anë të një postimi në facebook, Gjekmarkaj thotë se Mamurrasi dhe e gjithë Shqipëria kërkon rotacion politik.

Sipas tij në 11 vite “nuk është bërë asnjë investim, asnjë mundësi për të rinjtë, vetëm korrupsion dhe zhgënjim! “Rilindja” nuk solli zhvillim, por rrënim!”

Postimi i Agron Gjekmarkajt

Mamurrasi, gati për ndryshim! PD sjell shpresë dhe zhvillim! 45 ditë nga Fitorja

Në zemrën e qëndresës, në Mamurras, prezantuam kandidatin për deputet z. Kastriot Piroli, një zë i fortë për qytetarët, një luftëtar për dinjitetin e kësaj zone, një përfaqësues që do ta çojë zërin e Mamurrasit në qeverinë e re të PD pas 11 Majit!

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb