Agron Malaj do të bëjë sot betimin si kryetar i bashkisë së Matit. Por ndërkohë punonjësit e Bashkisë dhe mbështetës të opozitës, janë mbledhur para Bashkisë për të protestuar kundër procesit të 30 qershorit.

Këshilli i ri bashkiak pritet të konstituohet sot dhe të zgjidhet kryetari. Prej 4 vitesh kjo Bashki është udhëhequr nga Nezir Rizvani i Partisë Demokratike.

Në mbështetje të protestuesve matjanë është dhe Koordinatori i PD për Qarkun Dibër Z. Enkelejd Alibeaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb