Deputeti Agron Shehaj, kreu i partisë Mundësia, përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale thekson se nga 4 janari kush kalon në segmentin Thumanë-Kashar do të paguajë 5 mijë lekë vajtje/ardhje.

Shehaj tha se kjo është dhurata e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë në këtë rrugë, qoftë për ata që do të ikin në Veri, ashtu edhe për ata qytetarë të veriut që do të shkojnë në Jug.

“Kush do të kalojë në këtë rrugë, do të paguajë.

Një rrugë 20 km, e cila na u shit si një vepër prej 200 mln euro, dhe i kërkojnë shqiptarëve për 35 vjet, 1.3 mld euro.

Balluku ka 6 muaj që nuk pranon të vijë në Kuvend të japë llogari për këtë vjedhje. Ky është një skandal, një nga vjedhjet më të mëdha të kësaj qeverie”, tha Shehaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agron Shehaj (@agronshehaj)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb