Agron Shehaj ishte në një takim në Shkodër, atje ku u krijua dega e partisë ‘Mundësia’.

Shehaj tha se problemi i Shqipërisë është korrupsioni. “Duhen politikanë të pakorruptuar, duhen politikanë që të mos thënë mos më pyesni si e kam bërë pasurinë para se të marrë karrigen”, tha deputeti, i cili në zgjedhjet e 11 majit 2025 do të garojë me partinë që drejton “Mundësia”.

Ai tha se fatkeqësisht Edi Rama iu është qepur shqiptarëve këmba këmbës. “Pasi i largoi nga Shqipëria, pasi i gënjeu këtu me premtime, po i kap atje ku janë, përmes patronazhistëve. Vijon ti gënjejë, ti kapë përmes veglave të tij. Ne nuk duhet të biem viktima të sistemeve që kanë ngritur”, tha Shehaj.

Ai u shpreh se Edi Rama, pasi i largoi shqiptarët, janë larguar 1 mln shqiptarë, dhe sot i duhen votat, ndaj edhe i është qepur ku janë, duke iu kërkuar votat.

“Ka ngritur një sistem se si ti marrë votën, duke i detyruar ata që janë këtu, që janë pjesë e administratës, të kontaktojnë të afërmit e tyre që kanë jashtë dhe t’i kërkojnë votat për PS-në”, tha Shehaj.

Sipas tij, sistemi që kanë ngritur për votën e diasporës, është që të kontrollojë votat, që t’i vjedhë votën emigrantëve dhe diasporës. “I duhen votat, ndaj këtë sistemin e votës së Diasporës e ka ngritur për t’i vjedhur votat”, tha Shehaj.

Duke folur për aleancat në zgjedhjet e 11 majit, Shehaj tha se duhet të maksimalizojmë numrin e votave, kemi zgjedhur rrugën e së vërtetës, por nuk bëjmë llogaritë se si të marrim ndonjë deputet më shumë.

“Nuk ka shanse për ndonjë bashkim apo koalicion”, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb