Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj nuk lëviz nga salla e Kuvendit, edhe pse kryeparlamentarja, Elisa Spiropali e përjashtoi nga punimet e seancës. Ora ishte 12.00 e mesditës kur Shehaj u ndëshkua nga drejtuesja e seancës dhe duhet të linte ambientet e Kuvendit.
Shkak u bë protesta e Shehajt i cili ka kërkuar në interpelancë ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Deputeti i ka kërkuar llogari ministres për koston e ndërtimit të autostradës Thumanë-Kashar dhe traun e pagesës që është vendosur për të tarifuar përdoruesit e rrugës.
Shehaj u përjashtua nga Spiropali pasi “pushtoi” foltoren, por kreu i “Mundësia” vijon të qëndrojë në sallën e Kuvendit edhe kur kanë kaluar 3 orë.
(BalkanWeb)