TIRANE

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj është ndalur gjatë ditës së sotme në protestën e banorëve të Astirit, ku ka takuar edhe Dritën, nënën e Dorjan Protoduarit, i cili ndodhet në ambientet e paraburgimit të Fushës Krujës, prej javësh.

Shehaj e cilëson padrejtësi burgosjen e të të riut, Protoduari , ndërsa shton se ai kundërshtoi me të drejtë shembjen e shtëpisë së tij. Deputeti demokrat shkruan se në vend të tij  në burg, duhet të ishin Rama dhe Veliaj.

“Drita është nëna e Dorian Protoduarit, i cili mbahet ende në burg, sepse kundërshtoi shembjen kriminale të shtëpisë së tij nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Po të kishte drejtësi, në burg duhet të ishte Rama dhe Veliaj sepse janë hajdutë dhe pastrues ndërkombëtar parash, të cilat i kanë vjedhur paratë dhe pronat e dhjetëra mijëra nënave dhe fëmijëve të varfër që punojnë për bukën e gojës në të gjithë Shqipërinë”, shkruan ai.

(j.d/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: