TIRANE

Agron Tufa, Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit i ftuar sot në “A Show” në Neës24  është ndalur gjerë e gjatë në debatin e tij me deputetin Spartak Braho pas raportit të këtij institucioni dorëzuar në Kuvend.

“Shiko është krejtësisht e kotë të debatosh dhe t’i kthesh një përgjigje, atij të cilit i përsëritet në të njëjtën kohë një disk, që është enverizmi. Ai ka dënuar njerëz me pushkatim. Dokumenti origjinal ka bërë xhiron e shtypit.

Ai më cilëson vrasës. Ka kompliment më të madh se ky? Vrasës, është një kulturë me të cilin është brumosur ai. Agron Tufa nuk ka si të jetë vrasës që nxjerr të vërteta.  Ka një shqetësim që ju ta keni në mos të pamundur jashtëzakonisht të vështirë në misionin tuaj. Unë dhashë dorëheqjen si pedagog në universitetin filologjik.

Është pesha e mijëra të ekzektuerve gjatë regjimit diktaktorial, Braho me shokë. Janë me mijëra fate të bëra lëmsh anembanë vendit.  Me një sërë tezash fashiste ndaj meje dhe njerëzve të sojës sime. Si ka mundësi që rrethrrotullohen të njëjtat fytyra. Si mund të na përfaqësojnë njerëz të tillë.”- u shpreh Braho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: