“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 27 dhjetorit 1927, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me marrjen e situatës nën kontroll në Shqipëri nga Ahmet Zogu, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Pas marrjes së Tiranës
Ahmet Zogu e ka situatën nën kontroll në Shqipëri
Ahmet Zogu, pas marrjes së Tiranës, ku ai thirri anëtarët e qeverisë së tij të mëparshme, e ka tani situatën nën kontroll në të gjithë Shqipërinë.
Mbështetësit e qeverisë kanë evakuar Shkodrën dhe Elbasanin.
Asnjë rezistencë serioze nuk është parashikuar në Jug.
Thuhet se imzot Fan Noli gjendet i strehuar në Durrës me qëllim largimin prej aty.
Fise të shumta, deri tani indiferente, e mirëpresin Ahmet Zogun si çlirimtar.
Paqëtimi dhe vendosja e një regjimi të ri duken se do të ndodhin shpejt./Darsiani.com