TIRANE- Pas deklaratave të sotme të kryetarit të opozitës nga Shkodra drejtuar Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka reaguar me një status në rrjetin social “Facebook”. Në reagimin e tij, Ahmetaj tha se Bashës i vjen keq që ai e quajti administrator të opozitës.

Ahmetaj i ka kërkuar Bashës që të çojë në Prokurori akuzat që ka ndaj tij.

“I vjen keq që e thërras administrator. Edhe kaq e ke shumë, sepse këpucët që të kanë lënë e të rrinë shumë të mëdha, nuk mbushen dot me pallavra dhe dëshira nga subkoshienca. Një fakt, një letër nxirre, çoje në Prokurori për mua, po një të vetme të paktën, apo do vazhdosh të shprehësh dëshira nga subkoshienca?! Të këshilloj t’i paraqesësh të gjitha në Prokurori, pastaj tregoja letrat shqiptarëve, të jesh të paktën njëherë në jetën tënde i besueshëm. Dashit duhet t’ja kthesh ato të lejes të lutem, se po pëshpërin gjithë PD”, shkruan Ahmetaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: