TIRANE

Ministri i Financave në detyrë Arben Ahmetaj në një bashkëbisedim me gazetarët ka bërë sot një bilanc të vitit 2018. Gjatë fjalës së tij Ahmetaj tha se viti 2013, kohë kur e majta erdhi në pushtet, ishte “lugina e erret” e ekonomisë.

Mes të tjerash ai tha se tashmë vendi ynë ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

“Rritja ekonomike, shifrat nuk i sfidoni dot. Papunësia ne nivelin me te ulet historik, 12.2%”. Kemi shumë për të bërë, ka shumë punë për të luftuar varfërinë. Por e kemi lënë pas vitin 2013. Konsumi qytetar ka ardhur duke u rritur”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha se qeveria ‘Rama2’ nuk krijoi borxh të ri. “Qeveria ‘Rama 2’ nuk krijoi borxh të ri, por lehtësoi qytetarët nga borxhi. Unë jam krenar edhe për këtë shifër, që është reformë”, pohoi ai.

Ahmetaj tha ndër të tjera se viti 2018 do shënojë rekord, pasi ka 1 miliardë investime të huaja. Sipas Ahmetajt, ekonomia vendase ka 5 vite që vetëm rritet.

“Viti 2018 do shënojë rekord. Kemi 1 miliardë euro investime të huaja. Qytetarëve iu vjen për të vjedhë kur dëgjojnë se është bërë diskurs. Janë 38 mijë biznese neto. Ekonomia ka 5 vite vetëm rritje. Kryeministri ka të drejtë kur thotë se është e pamjaftueshme, por imagjinoni sikur nuk do kishte 38 mijë biznese të reja, pro do kishim 28 mijë biznese më pak. Kredia me probleme është në nivelet më të ulëta që prej vitit 2014. Eksportet rriten konsiderueshëm në 11 mujor me 15%. Është rritur ekonomia dhe sipërmarrja vendase. Janë rritur shërbimet dhe kjo është arsyeja pse është forcuar leku. Makineri dhe pajisje rritja është me 7%. 2018 ka qenë vit i vështirë pune, por i suksesshëm. Do firmos së shpejti edhe këstin për ish të përndjekurit javës që vjen.”- tha Ahmetaj.

(ed.me/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: