TIRANE

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në seancën e Parlamentit gjeti rastin të falenderojë deputetët e rinj të opozitës, të cilët bënë sot betimin.

Ai tha se nuk duhet të ndjehen keq por krenarë që kanë bërë sot gjënë e duhur, detyrën ndaj Atdheut.

“Falenderoj deputetët e rinj të opozitës, besoj që në fjalët e betimit që sapo bëtë ka fjalë të rëndësishme që kanë të bëjnë me qytetarët që përfaqësoni. Ju falenderoj dhe ju them të mos keni asnjë kompleks për atë që keni bërë: Detyrën ndaj Atdheut. Ngrihuni në lartësinë e debatit që kërkojnë qytetarët”,- tha ai.

“Këtij parlamenti për shkak të gladiatorizmave primitivë i ka munguar debati për cështje që iu interesojnë qytetarëve. Në anketën tre mujore të forcave të punës tregohet se punësimi është rritur dhe papunësia ka zbritur. Asnjëherë s’kemi thënë se situata është rozë, por e dimë që është ndryshe. Për cfarë protesojntë këta njerëz për ta kthyer Shqipërinë aty ku e lanë. E gjithë përpjekja është për të hedhur baltë mbi hapjen e negociatave.

Punësimi i studentëve të ekselencës është pjesë e Paktit me Universitetin. Janë 400 studentë të ekselencës. Që nisin punë në administratë, të gjitha premtime të mbajtura. Nuk besoj se kemi hyrë në atë fazë, ku nuk ka rëndësi c’bën qeveria nëse ata duan të vinë në pushtet me zjarr mbi hi. Besoj të gjithë deputetët e rinj të opozitës do mbështesim ligjin e ri për punësimin. Ligji vendos një raport cdo kompani me punësim mbi 49 vetë, ka detyrim të marrë një person me aftësi ndryshe në punë. “ u shpreh Ahmetaj

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: