TIRANE

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se është hera e parë pas 28 vitesh që qeveria investon për rikonstruksionin e konvikteve në Qytetin Studenti. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Ahmetaj u shpreh se janë 19 milionë euro për rikonstruksionin e të gjitha konvikteve, ndërsa e konsideroi protetën e studentëve si të pastër dhe racionale.

Studentët e ekselencës do marrin shpërblim dhe këtë do e favorizojë buxheti i shtetit. Nëse është nevoja për të prekur ligjin e arsimit të lartë e prekim, por hajde ta diskutojme dhe e ndryshojmë. Akti  i parë i besimit është se një nga anëtarët që kemi ne bord ne ja kalojmë studentëve. Është hera e parë në histori pas 1990 që investohet ne konvikte. Unë kam jetuar vetë në konvikte dhe është hera e parë që investojmë në ato konvikte. Jane 19 milionë euro. Sot kryeministri ka folur me KFV që të vazhdojmë edhe me godinat e tjera. Ne e dimë që ka probleme dhe prandaj nisëm investimin. Kjo qeveri nuk ka nevojë që të shkundet për të kuptuar realitetin. Prandaj ngulim këmbë për dialog sepse ata studentë që janë në një protestë të pastër edhe racionale. Protesta është një thirrje për t’u dëgjuar dhe bëhet përmes dialogut. Protestën e kanë shumë të bukur dhe thirrje për t’u dëgjuar. Ne jemi gati t’ju dëgjojmë dhe jemi gati të kalojmë përtej 8 pikave”- tha ministri Ahmetaj.

Sa i përket kartës se studentit, Ahmetaj u shpreh se ajo do jetë si karta evropiane e Studentit dhe do ketë shumë lehtësira. Ahmetaj kërkoi dialog, pasi sipas tij mazhoranca është e vetmja aleate e studentëve.  Ministri tha se po kalohet në një pakt për Universitetin dhe po diskutohet për realizmin e një bashkëbisedimi cdo tre muaj me studentët.

Karta e studentit është duke u diskutuar dhe do jetë si karta evropiane e studentit dhe do krijoje  lehtësira. Mund të arrijmë edhe në një pakt social, ku me atë kartë mund të përfitosh ulje përshembull në supermarkete. Kartën do ta bëjmë institucion kombëtar. Po pyeten edhe bashkitë për ta bërë sa më efektive. Ajo protestë është puls i ndërgjegjes shoqërore. Nuk po themi se karta do jetë zerim i kostove, por ndihmë për të ulur kostot. Vendimi bëhet gati për dy javë për të bërë kartën e studentit gati. Është e sigurt që studentët do ulen në auditore. Ne mazhoranca jemi të vetmit aleatë të studentëve. Në dialog mëson sepse futesh me mendjen tënde dhe mund të dalësh me mendjen e studenteve.  Ose e fillojmë me 8 pikat dhe zhvillojmë edhe 8 të tjera. Po diskutohet për një bashkëbisedim çdo tre muaj me studentët.  Mund të vijë çdokush që të diskutojë. Po kalojmë në një pakt për universitetin”- tha Ahmetaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb