TIRANE- Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i është përgjigjur letrës së deputeti Petrit Vasili për bujqësinë. Duke u shprehur se shqetësimet e ngritura nga deputeti Vasili janë legjitime, ministri Ahmetaj tha se po punohet për adresimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete.

Ndërkaq, ministri Ahmetaj është ndalur edhe barriera e mallrave shqiptare në kufirin me Maqedoninë.

“Shqetësimet tuaja në lidhje me krijimin dhe garantimin e kushteve optimale për të patur një sezon të suksesshëm në eksportin e prodhimeve bujqësore, janë shqetësime mëse legjitime që si qeveri, i ndajmë së bashku me ju dhe Për këtë arsye gjatë këtyre dy vite e gjysmë kemi ndërmarrë nisma dhe reforma konkrete që synojnë krijimin e një klime të favorshme dhe incentivuese për biznesin në përgjithësi dhe në mënyrë te veçantë, për fermerët shqiptarë”, tha ministri Ahmetaj.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/04/Pergjigje-e-Letres-per-z.-Vasili.pdf”]

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: