Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe eksperti i ekonomisë, Ardian Civici, ishin të ftuar këtë të hënë në studion e emisionit “FrontLine”, drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço.

Ahetaj, u ndal gjatë te sigurimi i vaksinave anti-COVID nga ana e qeverisë shqiptare. Ai tha se Shqipëria është një nga dy vendet me ecuri pozitive sa i përket procesit të vaksinimit në Rajon. Ahmetaj sakaq, tregoi shifrat që ka shpenzuar Shqipëria për sigurimin e vaksinave anti-COVID, ndërsa shtoi se plani i qeverisë është të miratojë një fond prej 50 milionë eurosh në vit nga buxheti i shtetit, për situatën pandemike.

Nga krahu tjetër, eksperti Civici, tha se vaksinat duhej siguruar me çfarëdolloj shifre, pasi sipas tij, në mes është jeta e qytetarëve.

Marsela Karapanço: Pse vendi s’ka pasur vaksina?

Arben Ahmetaj: S’ka pasur sasi në vazhdimësi? Shikoni dje, sot pardje. Kanë ardhur Sputnik, Pfizer, AstraZeneca, Sinovac. Dy ditë e gjysmë ishte vonesa.

Marsela Karapanço: I mbani në kryeministri?

Arben Ahmetaj: Jo. Janë mijëra vaksina.

Marsela Karapanço: Shkonin njerëzit në shesh dhe s’kishte vaksina. Është me zë dhe figurë.

Arben Ahmetaj: Nuk është e vërtetë. Ka pasur luhatje për shkak të kërkesës, por jo mungesë. Nëse ne kemi kontraktuar 1 mln Sinovac dhe furnitori që është i autorizuar kur ka një vonesë dy ditëshe në furnizim, do të reflektohet.

Marsela Karapanço: Jo te ato që kanë marrë dozën e parë. Sepse duhej të marrshin dozën e dytë

Arben Ahmetaj: E di që në Angli kanë qëndruar qytetarët me një dozë për javë të tëra.

Marsela Karapanço: E dini që në SHBA, Gjermani bëhet ditë më ditë vaksinat.

Arben Ahmetaj: Edhe këtu ashtu bëhet. Ne thamë do të bëhet 500 mijë vaksinime, por e tejkaluam premtimin.

Marsela Karapanço: Për një qytetar që shkon atje dhe s’ka dozë të dytë, çfarë është kjo?

Arben Ahmetaj: Dy ditë e gjysmë kanë qenë, për shkak të furnizimit nga Kina. Pfizer plot, AstraZeneca plot. Dua të ndaj me ju, nëse ne premtojmë 500 mijë vaksinime dhe bëjmë 800 mijë.

Marsela Karapanço: Më 11 janar, ishte premtuar për mbi 10 mijë doza dhe erdhën 1 mijë.

Arben Ahmetaj:
Janë premtuar 10 mijë dhe kanë ardhur rreth 8 mijë e 700, erdhën më pas 13 mijë dhe cdo muaj kanë ardhur Pfizer. Furnizimi me Pfizer, mendohet të ishte gati 10 mijë në muaj dhe ne arritëm në prill, maj, qeshor, ta ngremë deri në 50 mijë. partia e Pfizer prej 500 mijë vaksinash do të vijë para përfundimit të vitit. Nuk po bëjmë fushatë, po shpërndajmë informaicon.

Marsela Karapanço: E bëtë fushatën, bashkë me vaksinat.

Arben Ahmetaj: Spektalokare e bëmë. Ne thamë që do të vaksinojmë 65 vjeçarët, po ecim me shpejtësi për vaksinimin.

Marsela Karapanço: Të shohim si renditet Shqipëria në Rajon. Kryeson Serbia…

Arben Ahmetaj: Si e keni bërë statistikat, me muaj, apo gjithë periudhën? Jemi në dy vendet e para. Kemi lënë vendet e BE mbrapa, Rajonin po e po. Jemi ndër të parat në përqindje të popullsisë. Ne jemi rekord, diskutimi që bëjmë ne ka referencë, 19 të infektuar dhe zero fatalitete.

Marsela Karapanço: Zoti Ahmetaj a na jepni një shifër sa kanë kushtuar dozat e vaksinave?

Arben Ahmetaj: 6 milionë Pfizer, 26 janë vaksinat e tjera duke përfshirë dhe COVAX-in jemi diku te 40 milionë euro. Për kaq po planifikojmë për vitet e tjera, deri në 50 milionë lekë nga buxheti. Ne kemi programuar edhe cdo të ndodhë pas tre vitesh, sepse bishtat e COVID-it do të jenë ende.

Marsela Karapanço:
Ç’bëhet me këto shifra, nëse vendoset në investime?

Arben Ahmetaj: Turizmi, hapja e saj, kthen mbrapsht të ardhurat, të paktën t’i referohem 800 milionë dollarëve, bëhet e mundur. Vitin e kaluar kemi humbur diku te 800 milionë dollarë për shkak të COVIDID. Për shkak të luftës ndaj COVID-it po ngrihemi me shpejtësi

Ardian Civici: Ky është debat që i kalon përmasat e Shqipërisë. U diskutua çmimi i shëndetit, përgjigja që u dha ishte që shëndeti i qytetarëve nuk ka çmim. Por sa është në gjendje një vend si Shqipëria për të blerë vaksina, nga paratë që ka, apo ti marrë dhe borxh. Të shohësh 50 milionë euro si çmim i shëndetit, nuk duhet llogaritur, sepse shëndeti nuk ka çmim. Shpërndarja e vaksinës u ndikua edhe nga gjeopolitika, por në rastin tonë, edhe në çdo çmim do e blinim vaksinat. Kjo do të shihet si pjesë e një projekti afatgjatë për sistemin e shëndetësisë. Sepse kjo pandemi, na tregoi dy anë të medaljes, një atë që mjekët bënë maksimumin, por nga krahu tjetër, sistemi shëndetësor nuk ishte ai i duhuri. Është me interes jo vetëm një fabrikë vaksinash, por kthimi te krijimi dhe i ilaçeve të tjera, si Kroacia, që është tepër e përparuar në këtë drejtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb