TIRANË

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë dhe njëherësh kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj është shprehur kundër rritjes së tarifave detare nga Urdhri i Stomatologut.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Ahmetaj shprehet se çmimet nuk vendosen më logjikë karteli dhe kjo nismë siç shprehet ai, është abuzim ndaj qytatarëve dhe si e tillë nuk duhet zbatuar.

“Jo rritjes së tarifave nga stomatologët! Çmimet nuk vendosen me logjikë karteli!Vendimi i Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave të shërbimit, është abuzim me qytetarët.Për më tepër, është i pa bazuar në ligj, ndaj nuk duhet zbatuar!”, shkruan Ahmetaj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb