DURRES- Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me përfaqësues të drejtorive të Tatimeve dhe Doganës në Durrës, si dhe me përfaqësues të biznesit dhe ekspertë kontabël.

Ministri Ahmetaj tha se nuk do të ketë më ndryshime tatimore, ndërsa thekoi se i vetmi ndryshim do të jetë thjeshtimi i procedurave.

“Nuk do të ketë më ndryshime tatimore, por i vetmi ndryshim do jetë thjeshtimi i procedurave. Fokusi ynë është biznesi i madh. Sipërmarrja duhet të vetëkorrigjojë përgjegjësinë tatimore. Do të bëjmë analizën mbi bazën e riskut”, tha ministri Ahmetaj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: