TIRANE

Ish-Ministri i Financave, Arben Ahmetaj komentoi sot në seancë plenare, protestën e opozitës me bllokim të akseve kombëtare në vend. Ahmetaj se ky është një skenar i njohur i opozitës, pasi sa herë Shqipëria ndodhet përpara momenteve të rëndësishme, si tani ai i hapjes së negociatave opozita del në rrugë.

“PD e LSI jashtë këtij parlamenti kanë bërë të njëjtën gjë, në momente të rëndësishme. Opozita ka dalë në rrugë, ka krijuar artificialisht një krizë për të penguar atë që i takon qytetarëve shqiptarë prej vitesh. Do mbajnë përgjegjësi para shqiptarëve për këtë që bëjnë sot. Nëse kauza është kaq e fortë c’nevojë ka të bllokojnë rrugët. Kauzat e forta tërheqin vëmendje, dhe i cojmë para institucione përkatëse apo parlamentit, kryeministrisë etj, c’arsye ka të bllokosh rrugët, të pengosh një sipërmarrje, të bllokosh jë të sëmurë të shkojë në spital. Pas 30 vitesh demokraci, bllokimi i rrugëve është instrument i opozitës në rrugë, qëllimi është i qartë. Kam një pyetje, nëse ka dalë se i janë vjedhur votat, do të sjell disa element:

A e keni parë statistikën e votës në 2017? Nuk ka devijim nga tradita, PS merr votat e veta në zona të veta. Argumenti statistikor eështë shumë i rëndësishëm, ajo tregon se PS nuk ka devijuar.  E fundit, keni parë vend në botë  të dalë opozita të thotë se dua këtë kryeministër. Nuk e do? Hajde voto kundër në parlament. Në finale do shkojmë te vota, nuk shkojmë dot në revolucion, do përballemi në qershor, e në 2021.” -theksoi Ahmetaj.

Ndër të tjera ish-ministri i financave kërkoi nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, të kthejë në strategjinë e shtytjes se sistemit bankar në dhënien e kredisë.

“Ka ardhur koha ta kthejë në strategjinë e shtytjes së sistemit bankar në dhënien e kredisë. Edhe në rezolutë e kemi përfshirë në komision besoj është momenti që Banka e Shqipërisë të thërrasë në tryezë sistemin bankar. Në fund të 2018, qeveria bëri blerje mbrapsht tërhoqi bono me dy qëllime, ulja e kostos së bërxhit dhe dhënia e mundësisë të sistemit bankar të funksionojë ndaj sistemit privat. Kreditë e këqija kanë zbritur në 12% nga 25% është një arritje shumë e madhe, por ka shumë punë për të bërë. Harmonizim i mëtejshëm i politikave monetare me ato fiskale. E fundit, sistemi bankar po kalon një proces integrimi, dhe besoj nuk është e keqe kjo që po ndodh, edhe ju e keni verifikuar z.Guvernator se ka nevojë për një konsolidim të sistemit bankar. Bankat me kapital shqiptar po shtohen dhe janë më të prirura për të investuar në ekonominë e vendit, është momenti i duhur për ti shtyrë më tej. Të gjitha të dhënat ekonomikë kanë qenë pozitive- theksoi Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb