TIRANE– Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është shprehur sot se programi i PD-së për ekonominë e dëmton vendin. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj tha se premtimet e PD për taksën e sheshtë e çojnë vendin “te gremina e 2012-2013”.

“Premtimet që bën administratori i opozitës me çfarë kuptoj dikush nuk e ndihmon. Të gjitha shkurtimet që ai pretendon të bëjë e çojnë borxhin publik brenda një viti në 80% të PBB. Administratori kërkon të na kthejë sërish te gremina e 2012-2013. Janë 635 mijë familje që nuk kanë mundësi. Për 610 mijë qytetarë administratori i opozitës kërkon t’i grabisë me një të rënë të lapsit 100 milionë dollarë. Vetëm klasës së mesme dhe shtresave në nevojë nuk i intereson. Dje foli për depozitat, është gjëja më qesharake që mund të thotë një administrator duke iu referuar shifrave. Në 2012 është numri minimal i depozituesve të vegjël të cilët janë varfëruar nga qeveria e Berishës. Administratori i opozitës, se lider do i duheshin 100 vite të bëhet, bën propozime qesharake për taksat. Pseudo-paketa e këtij njeriu e çon vendin mbrapsht, duke marrë para nga buxheti i shtetit dhe ja kthen të pasurve të këtij vendi”, tha ministri Ahmetaj.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: