TIRANE

Ish ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi platformën ekonomike të PD-së. Ahmetaj tha se  me planin ekonomik të PD-së, do të shtohet jo vetëm deficiti i vendit por edhe do të promovohet oligarkia.


“ Janë 93 mijë biznese pse duhet të votojmë një parti tjetër që na vë taksa të reja. Po, janë rreth 11 mijë biznese por janë të lira të deklarojnë 0 fitim.


Më falni për zhargonin që është për t’ia futur vetes, ka edhe një shtyllë të tretë që varros gjithë vendin. Thonë që ne do të ulim kontributin e sigurimeve shoqërore. E dini ju që të gjithë ata që paguajnë taksat financojmë buxhetin që paguajmë brezin e tretë.


Me këtë lëvizje që paralajmëron PD do të thotë që të shtohet deficiti i buxhetit të vendit tonë. Nëpërmjet tatimit 7 % e di sa biznese ndihmohen. Nëpërmjet kësaj pakete promovohet oligarkia.

137 milionë dollarë ju duken si detaje, janë gur shkëmb për qytetarët e vendit e sigurtë drejt kolapsit ekonomik. Thënë kjo e gjithë platforma është shkatërruese për detajet.  Më në fund e ka pranuar edhe FMN që taksa progresive ka ndihmuar në uljen e pabarazisë në Shqipëri. Nuk po them që Shqipëria është vend i pasur por është ndryshe nga lugina e errët e 2013.

Unë e theksova se realiteti në Shqipëri nuk është rozë. Tani çfarë është ndryshe, Shqipëria nuk e ka më borxhin 74 %, por e ka neto. 260 mijë të punësuar është përmirësim? Patjetër që është përmirësim. Rritja ekonomike nga 1 % statistikisht në 4.2 %, aty e kemi bazën e  përmirësimit qoftë të tryezës së bukës, qoftë investimeve qoftë përmirësimeve, po shkon 1 miliard euro në shifra rekord. Tani të vijmë te përceptimi, përceptimi nuk përputhet me realitetin se brezat kanë përceptimet e tyre”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

 

Etiketa: