TIRANE

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, aktualisht kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka thënë se anketa e publikuar nga INSTAT për 3 mujorin e fundit të vitit 2018 tregoi se punësimi u rrit me 1.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmetaj shprehet se viti 2018 është mbyllur pozitivisht për punësimin.

Statusi i plotë:

Viti 2018, mbyllet pozitivisht për punësimin!

Anketa tremujore e forcave të punës, publikuar sot nga INSTAT, tregoi sërish efektivitetin e politikave të ndërmarra gjatë vitit që shkoi, në favor të zhvillimit ekonomik dhe nxitjes së punësimit.

Në tremujorin e katërt 2018, papunësia vazhdoi rënien duke kapur nivelin 12.3%, ndërsa punësimi u rrit më tej me 1.4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke konsoliduar shkallën e punësimit në 60%, nga më të lartat në rajon sikurse ka vlerësuar në vazhdimësi edhe Banka Botërore.

53165199 2010621499057464 8611499708692561920 N
53165199 2010621499057464 8611499708692561920 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb