TIRANE- Shqipëria mund të përfitojë përmes paraqitjes së projekteve nga fondi prej 10 miliardë euro që Kina planifikon të investojë në Ballkan.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, në një intervistë për Top Channel, tha se paketa e zgjeruar për vendet e Ballkanit nuk ka limite dhe se sa më shumë projekte të paraqesim aq me shumë investime mund të tërheqim. Pozitive, tha Ahmetaj, është se Shqipërisë nuk i është kërkuar garanci sovrane për fondet që do të arrijë të tërheqë.

“Mundësi që të përfitojë përmes këtij instrumenti ka për projektet e Rrugës së Arbrit, Zonës Ekonomike të Spitallës, Autostrada Adriatiko-Joniane apo Korridori i VIII . Pala kineze ka paraqitur interes të drejpërdrejtë për të investuar”, deklaroi Ahmetaj.

Në Beograd nisi sot punimet samiti ekonomik organizuar nga Kina me vendet e Europës Jug-lindore, ku objektiv është nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh me rëndësi, kryesisht infrastrukturore.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: