SHKUP- Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Norvegjisë në Shkup, Arne Sanes Bjornstad. Në fokus të bisedës së Ahmetit dhe ambasadorit norvegjez ishte kriza politike në Maqedoni. Ato gjithashtu diskuan rreth disa mundësive për dalje nga kriza politike.

“Ahmeti e njoftoi ambasadorin norvegjez rreth përpjekjeve intensive të BDI-së gjatë ditëve të fundit për të arritur kompromis midis palëve në interes të shtetit. Këto ditë janë vendimtare për vendin dhe i takon tashmë partive politike maqedonase që t’i përkrahin alternativat pēr dalje nga kriza duke dëshmuar gatishmëri për përgjegjësi politike, reforma thelbësore si dhe rikthim të fuqishëm të agjendës euro-atlantike dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve ndëretnike.

Të vetëdijshëm që përplasja më serioze në vend tejkalon kufijtë dhe potencialet e Maqedonisë, liderët e partive më të mëdha në vend duhet ta arrijnë kompromisin menjëherë”, thuhet në kumtesën e BDI-së./alsat
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: