SHKUP- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka zjhilluar sot një takim me Ndihmës-Sekretaren në Departamentin Amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë Viktoria Nuland. Të pranishëm në takimin që u mbajt në Ambasadën Amerikane në Shkup ishte edhe Ambasadori Amerikan, Xhes Bejli.

Ahmeti dhe zonja Nuland, si gjithmonë diskutuan hapur dhe miqësisht për mënyrat se si të zgjidhet kriza politike në vend dhe të rikthehet fokusi në agjendën integruese EuroAtlantike. Sakaq, Nuland gjatë fjalës së saj shprehu vlerësimin e SHBA-së për rolin konstruktiv të Ahmetit në drejtim të arritjes së zgjidhjes si dhe për bashkëpunimin e afërt me autoritetet amerikane. Lideri i BDI-së Ahmeti siguroi zonjën Nuland që BDI është pjesa më konstruktive e zgjidhjes së çështjes si dhe shprehu optimizëm për arritje të shpejtë të kompromisit nga palët në ditët në vijim.

Ky kompromis duhet të rezulton me zgjedhje gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike sa më shpejtë që është e mundur. Ndër të tjera, Ahmeti njoftoi mysafiren e lartë Amerikane për propozimet e BDI mbi çështjet e pastrimit të listës zgjedhore dhe mediave si dhe nevojën që partitë të pajtohen që janë plotësuar kushtet për zgjedhje e më pas të caktohet data së zgjedhjeve të parakohëshme.

Duke u ballafaquar me rrezikun e influencave nga më të ndryshmet, Z. Ahmeti kërkoi mbështetjen e Amerikës për vijim të rrugës sonë integruese në NATO dhe BE me ç’rast zonja Nuland theksoi që ajo është qëllim i joni i përbashkët.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: