TIRANE

Erjon Ahmeti, Shef i Komisariatit te Policise Rrugore Tiranë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka zbuluar risinë më të re për gjobat ndaj drejtuesve të automjeteve që kapen me shkelje. Ahmeti u shpreh se gjoba së shpejti do të bashkëshoqërohet me foto dhe e argumentuar.

“Bashkëlidhur me gjobën kundravajtjes, do të vijë edhe një foto në adresë të qytetarit. Fleta e gjobës do jetë me foto dhe e argumentuar. Mënyra e kontrollit të tanishëm është një risi në këtë pjesë.

Ju falenderoj juve si media për publikimin e punës së policisë rrugore. Trafiku është një pjesë e përditshme e punës sonë, ka edhe menaxhimin, sidomos në atë pjesë rrugore që ka ngarkesë”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: