Në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24 është folur për vrasjen e Ramazan Mataj në fshatin Dobraç të Shkodrës, i cili u ekzekutua para disa javësh nga vëllezërit e Armela Hasaj.
Ai akuzohej nga vëllezërit për përndjekje dhe prishjen e dy martesave të saj.
Në një lidhje telefonike në studio, ka komunikuar edhe nëna e dy autorëve e cila ka dhënë disa detaje për ngjarjen.
Ajo është shprehur se ishte në dijeni të ngacmimeve që viktima i kishte bërë vajzës së saj, ndërsa shtoi se Armela nuk ishte e vetmja që ngacmohet nga Mataj, pasi ai ngacmonte edhe vajza të tjera.
Ajo ka rrëfyer se ndodhej në Tiranë, në momentin që kishte kishte marrë vesh se djemtë e saj kishin ekzekutuar Ramazan Matajn.
Djemtë nuk i kishin treguar asgjë për planin e tyre dhe se Armela nuk kishte komunikim me nënën e saj prej 4 vitesh.
“Kisha 4 vite që isha në dijeni të ngacmimeve të viktimës ndaj vajzës time Amelës. Ai ngacmonte edhe vajzat e tjera. Ditën e ngjarjes ishim në Tiranë, kur morëm vesh se djemtë kishin ekzekutuar Ramazan Matajn. Djemtë nuk më treguan asgjë se çfarë kishin plan të bënin. Kam 4 vite që nuk kam komunikim me Armelën”, përfundoi ajo.
Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar edhe babai i Armelës i cili ka dhënë versionin e tij të ngjarjes. Sipas tij Armela ishte martuar dy herë, me mblesëri, por me aprovimin e saj.
Ai shtoi se kishin parë mesazhe dhe video që viktima i dërgonte vajzës së tij dhe se bashkëfshatarët ishin në dijeni të tyre.
Armela e kishte denoncuar Ramazanin edhe në vitin 2020 për përndjekje. Ajo ishte përzënë nga shtëpia së bashku me bashkëshortin e dytë.
“Ajo është martuar dy herë me mblesëri, me aprovimin e saj. Ne kemi parë disa materiale tek telefoni i Armelës, ishin mesazhet që Ramazani i dërgonte vajzës.
Ajo e ka denoncuar Ramazanin në vitin 2020, edhe atëherë ne morëm vesh se ai po ngacmonte dhe përndiqte edhe vajzat e tjera. Të gjithë bashkëfshatarët në fshat ishin në dijeni të fotove dhe videove që qarkullonin për Armelën. Unë e kam përzënë Armelën nga shtëpia bashkë me bashkëshortin e dytë”, përfundoi ai.
(BalkanWeb)