Gazetarë dhe analistë të njohur të ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” kanë diskutuar në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve më të rinj të Kushtetueses.

Gazetari Arion Sulo tha se palët nuk ulen në tryezë, për shkak se një person ka kapur reformën në drejtësi. Sipas Sulos, edhe anëtarët e zgjedhur për në Kushtetuese janë vetë hartuese të reformës në drejtësi, prandaj këtu ka dyshime të forta për anësi të procesit.

Arion Sulo: Nuk ulen sepse ai që ka kapur reformën në drejtësi edhe ndëshkon. Pse duhet ta kapë vetëm njëri? Është njësoj sikur jam i ftuar unë këtu, të flas vetëm dikush e unë jo, është e padrejtë.

Mira Kazhani: Meta dhe Berisha nuk ka bërë kurrë paqe me njëri – tjetrin. Ndërkohë, presidenti bën shkeljen e radhës, do e bëjmë ne këtë reformën në drejtësi.

Arion Sulo: Zonjat e zgjedhura janë të respektueshme, por këto zonja kanë qenë të përfshira në hartimin e reformës në drejtësi. Të bësh ligj e të bëhesh vetë subjekt i ligjit kjo është absurde. Ky është dyshim i arsyeshëm për anësi.

Skënder Minxhozi: Unë mendoj se politikanët kanë tejkaluar disi fjalorin, duke thënë se ndërkombëtarët janë kështu e ashtu. A janë këta të huajt palë me qeverinë? Unë këtë s’e kuptoj, s’e lexoj dot, sikur kemi ndonjë konspiracion. E dini shumë mirë se ambasadorët vetëm njërën palë kanë thirrur dhe i kanë thënë se ti kur ke qenë ministër ke bërë këtë e atë.

Klodiana Lala: I kanë thirrur të gjitha palët.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb