SHBA-Në dashuri Aida Yespica nuk ka qenë asnjëherë me fat. Por pas fundit të historisë me milionerin Roger Jenkis, showgirl-i venezuelian, nuk ka pasur më një histori fikse.

Tani ashtu sic tregojnë fotot e të përjavshmes ‘Chi’ 34 vjecarja është fotografuar e dashuruar dhe e lumtur me një sipërmarrës, që i ngjan ish-it të saj, futbollistit Matteo Ferrari, babait të djalit të saj të vogël Aron.

Përkëdhelje të ëmbla në plazh në Miami, puthje dhe lojëra në ujë për ciftin. Mes Aidës dhe simpatikut me tatuazhe gjithçka shkon për mrekulli.

Një histori shumë e rëndësishme për Yespica, e cila i ka prezantuar të dashurit të ri edhe djalin.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: