Gjatë Grande Fratello Vip ishte Geppy që kishte lënë Aida Yespica, për shkak të disa sekuencave të veçanta në lidhje me Jeremias Rodriguez, njw tjetwr pjesmarrws nw reality show dhe më pas paqe dhe live në televizion të dy shkëmbejnë puthje dhe përqafime dhe duken shumë të dashuruar.

Por tani është vetë Aida që rrëfehet për të përjavshmen ‘Chi’ dhe zbulon që historia e saj ka mbaruar: ‘Zemra ime nuk rreh më për të’.

‘Nuk kam aspak dëshirë të gënjejë për jetën time private. Grande Fratello Vip tregoi kush jam në të mirë dhe në të keqe. Tani që tregova dhimbjet e mia, frikët e mia, nuk duhet të kem më frikë edhe nëse eci vetëm’. Në interviste Aida shpjegon motivet e ndarjes së saj me sipërmarrësin Geppy Lama me të cilin ishte që prej verës që kaluar.

‘Isha nisur me Geppy për të shkuar në Bormio dhe për të kaluar aty dy ditë relaksuese.

Mjaftuan vetëm pak orë larg nga kaosi, larg nga bota e selfieve dhe duartrokitjeve për të kuptuar që diçka brenda meje kishte shpërthyer.

Zemra ime nuk rrihte më si më parë. Entuziazmi i parë kishte filluar të transformohej në diçka tjetër. Sigurisht që i marr me mend komentet që do të bëjnë të tjerët: ”Aida i çmend burrat dhe dështon edhe një herë tjetër. E di që kam dështuar. Akoma dhe një herë e them me zë të lartë që kam dështuar. Ose ndoshta për herë të parë dua të mendoj që kam shpëtuar’.

Është Jeremias në të gjithë këtë situatë? ‘Për mua është një mik i dashur’, përgjigjet Yespica.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: