Emri i Shqipërisë nga vjeshta fluturon kudo në botë. Kompania “Air Albania” del në treg me një ofertë të jashtëzakonshme, me ulje të çmimeve të fluturimeve me 20 për qind, duke filluar nga data 1 tetor.

Kushdo që do të udhëtojë me Air Albania nga muaji tetor deri në shkurt, do të ketë ulje por jo vetëm. Do të keni mundësi të bëni udhëtime komode, me standarde e kushte më se optimale drejt disa destinacioneve.

Asnjëherë më parë nuk ka pasur ofertë të tillë uljeje në çmime, plot 5 muaj rresht.

Në ofertë përfshihet udhëtimi komod, vizita e vendeve të mrekullueshme dhe shërbimet fantastike.

Udhëtimet nisin me Italinë në fillim-vjeshtë me tre destinacione në Romë, Milano e Bolonja.

Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, edhe “Migjeni”, do të fluturojë në fillim vjeshte drejt Italisë me shërbime të standardeve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve.

Edhe “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albanias që do të fluturojë në fillim-vjeshtë drejt Italisë Boeing 737 i vitit 2016, me shërbim të standardeve të larta nga trupa shqiptare e stjuartëve, që nga ushqimi në bord që ishte harruar prej shumë vitesh për udhëtarët e Rinasit dhe me televizor për çdo pasagjer, si asnjëherë më parë”.

Ndërkaq, “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacione të tjera europiane dhe më tej, kurse do të vijë “Noli” për linjën direkte, Shqipëri-Amerikë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb