Publikimi i fotove të tij fsheh gjithmonë një mister. Askush se di se kur janë bërë dhe agjencia që i shpërndan fsheh gjithmonë datën, vendin dhe eventin.

Eshtë kjo një nga karakteristikat e komunikimit të liderit Korean Kim Jong-Un. Fotot e kësaj galerie janë realizuar në prag të përvjetorit të 74 të lindjes së babait Kim Jong-Il.

Me këtë rast ai ka bërë një fluturim me një jet privat, që i është treguar shtypit perëndimor për herë të parë.

Aeroplani, i fabrikuar në Bashkimin Sovjetik, është një Ijyshin IL-62, njohur në vitet shtatëdhjetë si jet-i më i madh në botë.
Mjeti, që mban 200 persona në bord, është vënë në dispozicion ekskluzivisht për udhëtimet zyrtare të Liderit Suprem të Republikës Popullore Demokratike të Koresë.
Kjo është një risi për qytetarët koreanë, sepse babai i tij kishte frikë të udhëtonte me avion dhe gjithmonë lëvizte me tren. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb