Kompania shtetërore ajrore ”Air India” e vendosi ekuipazhin e saj në dietë pasi borxhi i kompanisë është rreth 7,35 miliardë euro.

Kompania ajrore ka vendosur gjithashtu të ndryshojë menynë e pilotëve dhe frekuentuesit e fluturimeve duke u ofruar atyre ushqime me yndyrë të ulët, kryesisht vegjetariane.

”Qëllimi është të ofrojmë ushqime të shëndetshme dhe të lira për ekuipazhet si në fluturimet vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare’’, tha zëdhënësi Dhananjay Kumar.

Kumar nuk ka dashur të specifikojë se cilat do të jenë kursimet, por sipas medieve me menynë e re kostoja e çdo vakti do të bjerë në një të tretën e asaj aktuale, deri në 10 euro.

Vendimi vjen në një kohë kur qeveria indiane po përpiqet të shesë kompaninë.

Në vitin 2009, ”Air India” pushoi 10 punonjës fluturimi sepse ata ishin akoma mbipeshë, tre vjet pasi ishin transferuan me punë në tokë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb